Aktorja e njohur nga Kosova, Adriana Matoshi feston sot ditëlindjen. Adriana mbush 41 vjeç dhe me rastin e ditëlindjes, partneri i saj Keith e ka surprizuar me një dedikim special.

Keith ka realizuar një video me fotot e tyre më të bukura duke i shprehur dashurinë aktores.

"Gëzuar ditëlindjen dashuria ime", shkruan ai në video, të cilën më pas e ka postuar edhe Adriana, e lumtur për këtë surprizë.

Kujtojmë që Adriana dhe Keith kanë qenë një nga çiftet më të komentuar në media pasi u zbulua lidhja e tyre.






