Cristiano Ronaldo feston sot 36-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë partnerja e tij, Georgina ka zgjedhur t'i bëjë një dedikim.

Mirëpo fotot që ajo ka zgjedhur kanë ngjallur shumë komente. Georgina ka postuar foto të tyre gjatë udhëtimit në Turin, Itali.

"Ditë të lumtur, jetë të lumtur dashuria ime! Zoti vazhdoftë të sjellë kaq shumë dashuri, shëndet dhe bekime në jetën tonë", shkruan Georgina.

Po aludohet se Georgina e ka bërë me qëllim, për të zgjedhur imazhet nga vendi malor pas polemikave që pushtuan lojtarin e Juventusit.

Pak ditë më parë u tha se Ronaldo është gjobitur pasi ka thyer rregullat anti-covid duke udhëtuar nga njëra zonë e Italisë tek tjetra.



