Nga Shqipëria / E Premte 5 Shkurt 2021, 11:11

Sa e veçantë: Çiljeta feston ditëlindjen dhe merr dhuratën më të bukur nga Albani

Sot këngëtarja shumë e dashur për publikun e një ndër më të komentuarat ndër vite, Çiljeta feston ditëlindjen. Çiljeta mbush 36 vjeç dhe sigurisht që në këtë ditë speciale s'do mungonte një dhuratë nga i dashuri i zemrës, Albani.

Këngëtarja ka zgjedhur ta ndajë me publikun dhuratën e veçantë të Albanit, i cili duhet thënë ka menduar mënyrën më të bukur për ta bërë të lumtur Çiljetën.

Albani ka blerë një yll dhe i ka vendosur emrin e Çiljetës. E emocionuar nga dhurata, këngëtarja ka bërë disa postime në Instastory ku tregon se kjo është dhurata më e bukur që ka marrë.

“Kur të blen dashuria një yll në qiell dhe e quan Çiljeta. Faleminderit që ma mbush zemrën me kaq dashuri, dhurata më e bukur”, shkruan Çiljeta.

Në postimin e rradhës ajo tregon se Albani i ka bërë edhe një shportë të mbushur me trëndafila dhe çokollata.