Ndonëse të dy i kanë mohuar thashethemet për një lidhje, Melisa dhe Andi vazhdojnë të jenë në vëmendje. Ishte Shqipja ajo që nisi këto thashethemet duke deklaruar se Andi dhe Melisa po bashkëjetojnë.

"Unë e di që Melisa ka ardhur për Andin, e zgjodhi Fatjonin për lojë, e zuri me gojë emrin tim për ‘show’…", tha Shqipja.

Ndërkohë Melisa i mohoi akuzat. "Kam qenë të shtëpia e një shoqe. Ky kapuçi është i imi dhe ia fala Andit se ma pa një ditë në program. Nuk dua të merrem me llafe", tha Melisa.

Po ashtu edhe Andi tha se Melisën e ka vetëm shoqe.

Por së fundmi është publikuar një video ku shihen dy persona në makinë e që po aludohet se janë Andi dhe Melisa.
Na mbetet të presim ç'do thonë dyshja pas publikimit të kësaj videoje dhe nëse janë vërtetë ata apo jo.

