Përgjatë ditëve të fundit, numri i rasteve të reja me Koronavirus është rritur ndjeshëm. Sot u raportuan mbi 1 mijë të infektuar, njëjtë si dhe ditën e djeshme.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2, ka deklaruar se autoritetet shëndetësore e kishin paralajmëruar rritjen e rasteve pas festave të fundvitit.
“E kishim paralajmëruar këtë. Në prag të fundvitit, kur folëm për respektimin e masave në atë periudhë, thamë që do të rriten numrat nëse nuk respektohen masat gjatë festave. Sa më shumë raste pozitive të kemi, aq më shumë të shtruar në spital dhe aq më shumë viktima do të kemi”, është shprehur ajo.
