24 vjeçarja Antonela Berisha është një ndër konkurrentet më të reja në "Përputhen". Ajo erdhi në program me datë 24 janar dhe tha se ka lënë Italinë, për të gjetur dashurinë te një djalë shqiptar.

Në puntatën e sotme të "Përputhen", Antonela iu është përgjigjur pyetjeve të publikut. "A ke bërë operacione plastike?", ishte një ndër pyetjet. Konkurrentja pranoi publikisht se ka të bërë hundën.

"Po, kam operuar hundën. Vetëm hundën. Jam shumë e kënaqur me rezultatin. Para një muaji jam operuar", tha ajo, teksa shtoi se nuk e ka problem ta pranojë.
View this post on Instagram



