Nga Shqipëria / E Enjte 4 Shkurt 2021, 17:05

Rritet numri i viktimave/ 14 qytetarë humbin jetën nga Covid-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit 14 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 1418 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Korça të moshave 56 -87 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 408 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.