Nga Shqipëria / E Enjte 4 Shkurt 2021, 16:04

'Je ndarë? Seldi iu ndërron si çorapet', Sindi i kthehet fansit

Seldi dhe Sindi janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar në media dhe të shpeshta kanë qenë rastet kur janë përfolur për ndarje. Por ky lajm është aspak i vërtetë pasi çifti janë bashkë e shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Megjithatë ka edhe fansa që ende besojnë se ata janë ndarë e një prej tyre i ka shkruar Sindit në Instagram: “Je ndarë nga Seldi ëëë.. Ju ndërron si çorapet.”

“Nga e paske marrë vesh ti këtë informacion totalisht të gabuar?” i është përgjigjur ajo.