Umberto Quintino Diaco, 75 vjeç i ka kaluar vitet e fundit të jetës si endacak. Ai u gjet i vdekur i ngrirë nga i ftohti, në Milano, pranë stacionit të Porta Garibaldit, nën një grumbull telash dhe kartonash që i konsideronte shtëpi.
I çuditshëm është fakti që Diaco në llogarinë e tij bankare kishte më shumë se 100 mijë euro, 19 mijë euro në aksione dhe një pension në Mynih të Gjermanisë prej 750 eurosh në muaj.
Corriere della Sera tregon se ai kishte edhe një shtëpi në Kalabri dhe dy furgona në emrin e tij me siguracion të paguar. Me vete kishte edhe 1235 euro kesh.
Por, kishte vendosur të kthehej në një fantazëm për familjen, përgjithnjë. “E kemi kërkuar por nuk ka dashur kurrë që ta gjenim”, thanë familjarët që u kontaktuan nga policia pas identifikimit të 75 vjeçarit.
