Nga Shqipëria / E Enjte 4 Shkurt 2021, 13:01

Në pritje të ëmbël, Eliona Pitarka prezanton për herë të parë partnerin

Eliona Pitarka, aktorja e "Klanifornias" do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë. Eliona po pret një vajzë dhe gjatë kësaj kohe është treguar shumë aktive në rrjete sociale me foto e video.

Mirëpo fansat kanë qenë kuriozë mbi partnerin e Elionës, e cila kishte vendosur të mos e shfaqte në rrjete sociale.

Megjithatë sot aktorja ka bërë një përjashtim duke publikuar foton e parë me djalin që i ka vjedhur zemrën. 

Foto: Fjoralba Maliqi

Eliona shfaqet duke pozuar e buzëqeshur, me barkun e rrumbullakosur dhe me duart e kapura me partnerin, i cili i dhuron një puthje në kokë.

"Fluturat që ai më shkaktonte, u kthyen në këmbë të vockla"-shkruan Eliona krah fotos.