Prej kohësh është përfolur se Tayna e Dafina e kanë prishur miqësinë e tyre. Mes dy këngëtareve nuk kanë munguar thumbat e kunjat publike. Për më tepër ato nuk e mbështesin më njëra-tjetrën për projektet e reja.

Së fundmi Dafina bëri një koment rreth ‘freestyle’ që kohëve të fundit janë bërë trend për shumë artistë shqiptarë.

Në një postim të ndarë në InstaStory, Dafina tregonte kuptimin e ‘freestyle’ që nënkupton: “e pa shkruar, e pa ushtruar, e pa prerë dhe forma më e vrazhdë e rap-it”.

Pas këtij postimi, nuk ka munguar një reagim nga Tayna, e cila ka bërë një postim thumbues. Ajo ka postuar videon e një fanse në Instastory dhe shkroi: “Ty nuk t’i dinë as këngët, e ‘freestyle’-t e mi i dinë përmendsh. Ne nuk jemi njësoj”.

Ky postim i reperes ka lënë të kuptohet se është kundrejt Dafinës, ndërkohë që publiku është kurioz mbi arsyet që i kanë çuar dy mikeshat në prishje të relatave të tyre të mira.


