Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka rezultuar pozitive me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në rrjete sociale, duke thënë se ishte radha e saj.

“Me radhë është kjo punë…
Radha ime sot te provoj efektet negative të statusit “pozitiv”
Për aq kohë sa duhet nuk do të lëviz dot për të vijuar takimet e parashikuara në Qarkun e Gjirokastrës.
Por do të vijojmë kontaktet si çdo ditë përmes telefonit dhe rrjeteve sociale”, shkruan Kumbaro.

