Nga Shqipëria / E Enjte 4 Shkurt 2021, 01:01

Eno Popi rikthehet në ekran me një emision të ri

Moderatori i njohur Eno Popi, po rikthehet në ekran me një emision të ri.

“Kandidati” do të jetë një program i konceptuar mbi jetëshkrimin, profilin e punës, profilin personal, projektin politik, objektivat dhe ndryshimin që çdo kandidat ka në fokus për elektoratin e tij. Ky emision do të ketë një stil amerikan në realizim dhe përmbajtje, tregoi Eno për “Ftesë në 5”.

Emisioni i ri do të jetë i regjistruar në formën e një interviste, ne terren, sipas çdo skenari që do të ndërtohet për kandidatin dhe do të xhirohet me secilin individ në qarkun, qytetin, zonën elektorale, ambientin e punës, zonën e banimit etj.

Kujtojmë që së fundmi ai vendosi t’i përkushtohej radios me një emision të ri, të titulluar “Filloje nga Zero” – “Dilema Sociale”.