Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Shkurt 2021, 23:11

Taulant Xhaka i shtruar në spital, i nënshtrohet operacionit

Futbollisti Taulant Xhaka i është nënshtruar një operacioni. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një postimi në Instagram.

Ai nuk ka e specifikuar konkretisht problemin shëndetësor, por ka njoftuar se operacioni ka shkuar mirë.

“Operacioni shkoi mirë. Faleminderit për mesazhet. Do kthehem më i fortë", ka shkruar Taulanti.