Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Shkurt 2021, 19:07

Kë të marr e kë të lë? Mevlani përkëdhel në takim Antonelën, por 'ia ha zemrën' Ledjanës

E mbani mend këngën e Sabjanit "Kë të marr e kë të lë, natën gjumi nuk më zë"? Kështu është bërë edhe situata me Mevlanin në "Përputhen". Konkurrenti është vendosur para dy zgjedhjeve, Antonelën apo Ledjanën.

Në puntatën e sotme u transmetua takimi i tij me Antonelën, ku nuk munguan prekjet, përqafimet, puthjet (në faqe) dhe ledhatimet. 

Mirëpo në studio Mevlani bëri një deklaratë të papritur duke i thënë Ledjanës: "Ja ha zemrën".

Mevlani u shpreh se është midis dy vajzave pasi ka pëlqim për të dyja, deklaratë e cila ndezi debate në studio.