Çifti shumë i dashur për publikun, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për të parë. Sara solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin shumë të veçantë: Peom Blu.

Pas lindjes së vogëlushes, Sara është treguar shumë aktive në rrjete sociale. Vetëm së fundmi, ajo ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit. Një ndër ta i ka kërkuar një foto të barkut pas lindjes, pa efekte. Bukuroshja nuk ka treguar komplekse dhe e ka publikuar.

Në një story tjetër, ajo ka treguar se ka akoma 9 kilogramë nga shtatzënia.






