Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Shkurt 2021, 16:04

Prindërit surprizojnë Elvanën për ditëlindje, por i ati i bëri të gjithë për të qeshur

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë, prindërit i kanë shkuar vizitë surprizë në shtëpi dhe Elvana e ka filmuar këtë moment.

Mamaja e saj shihet me një buqetë me lule në dorë ndërsa të atin, këngëtarja e ka filmuar duke hequr këpucët.

Këtë moment Elvana e ka postuar në Instagram duke shkaktuar të qeshura. "E di qe krejt njesoj jane prinderit tane te shtrenjte", shkruan ajo.

"Këta janë gëzimi i jetës sime (dhe motra). Prindërit nuk e dinin që po i filmoja dhe babin e gjeta pa përgatitur", shprehet Elvana.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)