Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Shkurt 2021, 12:12

'Bebe Rexha ndërron jetë nga mbidoza', këngëtarja shokohet nga lajmi

Bebe Rexha është shokuar nga lajmet e fundit mbi të. Së fundmi ka qarkulluar një lajm i rremë sipas të cilit këngëtarja ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës nga droga.

“Lajmi i fundit: CNN ka konfirmuar që ylli i popit Bebe Rexha ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Familja e Bebe Rexhës ka publikuar një deklaratë për shtyp duke thënë: Ajo ishte drita në jetën tonë. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këto kohë të vështira”, shkruhej në një deklaratë që u shpërnda me shpejtësi në rrjete sociale.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe vetë Bebe. Ajo ka publikuar në Twitter disa nga mesazhet e fansave të saj dhe është shprehur e habitur. 

“Oh Zot unë qëndroj jashtë linje për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur dhe nga mbidoza e drogës?”, shkruan Bebe.

Megjithatë këngëtarja nuk i ka lënë shakatë duke e marrë me sportivitet.

“Unë jam fantazmë. Po shkruaj në Twitter nga dollapi i dhomës tënde”, shkruan ajo në postimin e rradhës.