Këngëtarja Joss Stone dhe partneri i saj, Cody DaLuz kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Joss ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën çifti e ka pagëzuar me emrin Violet Melisa.

Këngëtarja 33-vjeçare dhe partneri i saj u shfaqën live së bashku me vogëlushen.

Joss befasoi fansat kur shfaqi në ekran foshnjën dhe tha: “Unë kisha një simite të vogël që e bëra për rreth nëntë muaj dhe është gatuar! Është shumë e ëmbël”.

Joss theksoi se nuk e dinte gjininë e foshnjës deri pas lindjes.

“Ne nuk e dinim nëse ishte vajzë deri në atë moment. Unë doja një vajzë, por nuk dëshiroja t’i tregoja askujt edhe pse nuk kam asgjë kundër djemve”, shtoi ajo.



