Melisa dhe Andi janë përfolur së fundmi për një lidhje dashurie. Ka qenë Shqipja ajo që i akuzoi ndërsa më vonë u publikuan edhe foto që i shtuan thashethemet.

Faqe të ndryshme në Instagram kanë kapur disa detaje për të provuar lidhjen e tyre. Në disa foto të publikuara, dyshja shfaqen të veshur me të njëjtin kapuç. Në disa foto tjera, ndjekësit kanë vënë re detaje të ngjashme në shtëpitë e tyre. Kjo i ka bërë ata të mendojnë se dyshja kanë qenë në shtëpinë e njëri-tjetrit dhe se mes tyre ka vërtetë dicka.

Por sot Melisa ka dhënë një shpjegim për fotot që qarkullojnë duke treguar se kapuçi ka qenë i saj, por ia ka falur Andit. Ndërsa fotot e tjera i quajti thjesht rastësi.

Debati në studio:
Melisa: Kjo s’është asgjë, Kam qenë të shtëpia e një shoqe. Ky kapuçi është i imi dhe ia fala Andit se ma pa një ditë në program.
Lediana: Ka dhe të tjera, në rrjete sociale duket dhe cepi i shtëpisë që duket i njëjtë.
Melisa: Çfarë do të thuash me këtë ti, unë po të them jam shumë e qetë, dhe nuk dua të merrem me llafe.
Lediana: Unë se besoj që është rastësi
Melisa: Po ca të bëj unë?
Lediana: Mos gënje pra.
Melisa: Po po të them pra që nuk është e vërtetë.



