Nga Shqipëria / E Martë 2 Shkurt 2021, 21:09

Zhduken 500 mijë fansa, Teas i fshijnë Instagramin pas skandalit

Pas skandalit të publikimit të fotove të saj me Beartin, Teas i ka ndodhur një e papritur. Profili i saj në Instagram është fshirë.

Nëse kërkoni emrin e Teas tashmë do të gjeni vetëm fanpage, pasi profili i saj zyrtar nuk rezulton më. 

Tea kishte mbi 500 mijë fansa dhe sapo kishte hapur giveaway, ç'ka tregon se ish-konkurrentja mund të mos e ketë çaktivizuar vetë profilin, por mund t'ja kenë mbyllur. 

E vërteta mbetet për t'u mësuar, ndërkohë që një ditë më parë, Tea sqaroi çështjen e fotove me një video në Youtube.

Ajo shprehej se lidhja me Beartin ka nisur pas daljes së tij nga emisioni. Sipas Teas, Andi dhe një pjesë e produksionit e dinin lidhjen e saj. Sa për fotot, Tea tregou se i ka publikuar vetë ajo me Beartin.