Sot në puntatën e "Përputhen" u diskutua sërish çështja e Teas dhe Andit, dyshes që dolën çift nga programi e më pas u zbulua se Tea ishte në një lidhje me Beartin.

Arjan Konomi e quajti shfrytëzim dashurie për përfitime ekonomike këtë situatë.

"Shfrytëzimi i dashurisë për përfitime ekonomike nuk ka lidhje me ndjenjën. Përfitimet janë diçka tjetër, ndjenja është diçka tjetër. Ka njerëz që i gërshetojnë këto në jetën e përditshme se kemi parë edhe ccifte të tjera që janë të vërtetë, aq më tepër pastaj kur nuk janë të vërtetë.
Kemi diskutuar këtu shumë gjëra, po faktet ndryshojnë nga thashethemet, po e krahasoj me Big Brother, këtu personazhet vijnë disa orë dhe ikin dhe nuk mund të kontrollohet çdo gjë që ndodh mes tyre dhe ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi se çfarë ata bëjnë më pas.
Po e përmend këtë dhe për faktin e kontratës, që është për tu treguar se ka rregulla që duhen ndjekur, por nuk janë absolute, kemi pasur rastin e Fjorelës që u dashurua jashtë, por edhe rasti i Anës dhe Arjonit, që ata jo vetëm që nuk u ndoqën penalisht, edhe Fatjoni. Dua të përmend të tjerët këtu që kanë ikur me dëshirë. Se njerëzit këtu kanë një jetë paralele jashtë kësaj dhe produksioni është treguar tolerant", tha Arjani.



