Nga Shqipëria / E Martë 2 Shkurt 2021, 18:06

Fifi në spital pa ndjenja, Fatjoni shqetëson fansat me këto pamje

Ish-konkurrenti i "Përputhen", Fation Kuqari ka publikuar së fundmi në Instastory një foto që ka shqetësuar të gjithë fansat e Fifit.

Në foto shihet Fifi e shtruar në spital teksa është pa ndjenja. Këngëtarja shihet e rrethuar nga aparaturat që i matin të rrahurat e zemrës dhe qëndron me sytë e mbyllur në krevatin e spitalit.

Fationi nuk ka dhënë asnjë detaj se çfarë ka ndodhur me këngëtaren, ndaj kjo ka shtuar akoma më shumë shqetësimin tek fansat e saj.

Megjithatë për të qetësuar fansat e Fifit, bëhet e ditur se këngëtarja dhe Fatjoni po bashkëpunojnë për klipin e ri prandaj kjo mund të jetë skenë e projektit të tyre të përbashkët.