Ish-konkurrentja e "Përputhen", Ana Lleshi ishte e ftuar sot në "Shqipëria live", ku foli rreth skandalit të ditëve të fundit për Tean, Andin e Beartin.

Ana u shpreh se nuk është e vërtetë që produksioni të detyron të veprosh në një mënyrë të caktuar, duke thënë: "Nuk ka shanse që produksioni të të detyrojë as nëpërmjet kontratës, as nëpërmjet diçkaje tjetër. Ata kanë dashur vetë të dalin çift, kanë bërë kompromis, nuk i ka detyruar produksioni".

Ana tregoi se pas publikimit të fotove ka kontaktuar menjëherë Tean dhe kjo e fundit i tregoi se i ka shpërndarë vetë fotot.

"Duke qenë se dhe mua më ndodhi një situatë e ngjashme (i referohet publikimit të fotove nga Arjoni), mendova mos i ka ndodhur e njëjta gjë dhe i shkruajta Teas: Zemër a je mirë?
'Jam shumë mirë', tha. Po si ka mundësi i thashë, ça janë këto foto? Dhe tha: I kam shpërndarë me vetëdije, tregoi Ana.








