Nga Shqipëria / E Martë 2 Shkurt 2021, 15:03

'Ndjesë, mbaj përgjegjësi të plotë', Ermal Mamaqi reagon pas kritikave mbi trajnimin e famshëm

Dy ditë më parë Ermal Mamaqi mbajti seancën e parë të trajnimit të tij "Mendo, Ndrysho, Fito", një trajnim drejt suksesit në karrierë, biznes dhe jetë.

Mirëpo pas fotove të publikuara,pati shumë kritika për faktin që trajnimi u zhvillua në një sallë me shumë njerëz, pa distancë fizike. Pas kritikave, Ermali ka reaguar pak më parë me një postim në Instagram, të cilin e nis duke kërkuar ndjesë.

Ermali sqaron se trajnimi ishte parashikuar të bëhej me një grup të vogël njerëzish, por në ditën kur do të zhvillohej iu bashkuan edhe shumë të tjerë.

“Miq të dashur, ju kërkoj ndjesë për shqetësimin që ju është krijuar nga fotoja e aktivitetit.

Më lejoni t'ju sqaroj që trajnimi Mendo Ndrysho pritej të bëhej nga një grup i vogël njerëzish, kryesisht stafi ynë, duke respektuar masat e Covidit.
Por ndodhi që në trajnim erdhën më shumë nga çfarë ishte planifikuar dhe e kishim të vështirë të mos ti pranonim brenda...

Sidoqoftë edhe pse u munduam të kishim një distancë si ajo që është në kinematë që vazhdojnë aktivitetin, marr përgjegjësi të plotë për rastin që nuk duhet të ndodhte.

E di që situata që po kalon i gjithë planeti është shumë sfiduese.
Por pikërisht kjo situatë më ka shtyrë të bëj këtë që po bëj tani. Të ndaj me ju mësime që i kam mësuar nga më të mirët dhe i kam aplikuar në jetën time.
Ajo që ndodh në këto trajnime është e mrekullueshme, njerzit janë më të motivuar për jetën, punën dhe të ardhmen. A nuk është kjo ajo që duam?
Më falni Miq që nuk jam modest, por nuk mund ta mbaj vetëm për vete diçka që e di me siguri se tranformon jetën tuaj dhe e bën atë më të bukur dhe me vlerë.

Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe ju sqaroj përsëri që dendësia e njerëzve në sallë nuk ishte më e madhe se ajo që është në autobus, Korçë ose kur kanë oferta qëndrat tregtare.

Ju uroj të gjithëve që të jeni mirë bashkë me familjet tuaja!

Deri në rikthimin e normalitetit trajnimet do të jenë të gjitha online”, shkruan Ermali.