Nga Shqipëria / E Martë 2 Shkurt 2021, 11:11

Arrestohet i riu që përndiqte prej muajsh Luanën, sot i shkoi pranë banesës

Është arrestuar sot i riu nga Kosova, i cili akuzohet se prej disa muajsh përndiqte moderatoren Luana Vjollca. 29-vjecari A.M u arrestua në orët e para të mëngjesit pasi kishte shkuar në rrugën pranë banesës se Vjollcës.

Policia bën të ditur se i riu e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme moderatoren. 

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.