Sot në stadiumin “Air Albania” ka nisur procesi i vaksinimit anti-COVID për dozën e dytë. I pari që është vaksinuar ka qenë kryeministri Edi Rama. Rama u pyet në lidhje me ndonjë efekt anësor pas dozës së parë.
Ai tha se nuk ka pasur as temperaturë dhe as lodhje.
Pas Ramës u vaksinua edhe shefja e spitalit Infektiv Najada Çomo për të vijuar me radhë me pjesën tjetër të stafit mjekësor.
Ke pasur ndonjë efekt anësor?
Asnjë efekt nuk kam pasur, zero.
Asnjë lloj shqetësimi?
Zero
Ndonjë temperaturë, lodhje?
Asgjë.
Burimi: abc
