Nga Shqipëria / E Martë 2 Shkurt 2021, 00:12

E preferuara e tij, Saimiri ia shpreh hapur ndjenjat një prej vajzave të 'Love Story-t'

Saimiri duket se e ka zgjedhur të preferuarën e tij dhe ajo është Meri. Princi modern në një intervistë pak ditë më parë deklaroi se Merin e ka pëlqyer me shikim të parë. 

Madje në takimin e tyre më të fundit, të transmetuar mbrëmë, Saimiri nuk i fshehu ndjenjat ndaj Merit duke u shprehur hapur se i ka munguar këto dy javë.

Saimiri: U bë kohë pa takim!

Meri: Dy javë.

Saimiri: U duk si dy muaj.

Meri: Të paskam munguar!

Saimiri: Po ndeshjen e Milanit e pe? Ishe e mërzitur se kishte humbur më duket?

Meri: Eh!

Saimiri: Po bashkë do shkojmë të shohim ndonjë ndeshje të Milanit? Të ftoj që të shkojmë ta shohim në stadium. Ti ku do doje të shkoje?

Meri: Kam shumë dëshirë të shkoj njëherë në Afrikë, do më pëlqente po të shkonim bashkë! Do vije ti?

Saimiri: Po do shkonim…

Meri: Mund të shkojmë t’ju vijmë në ndihmë fëmijëve të varfër.

Saimiri: Sa të shkon kjo kapelja?

Meri: Faleminderit!