Nga Shqipëria / E Hënë 1 Shkurt 2021, 22:10

Thanë se ishin të detyruar, Fjorela reagon mbi historinë Andi-Tea-Beart

Ish-konkurrentja e Përputhen, Fjorela Peto ka reaguar në lidhje me historinë Andi-Tea-Beart, që ka qarkulluar së fundmi kudo në rrjet. Ajo ka bërë një status në Instastory, ku shkruan se askush nuk të detyron të bësh gjëra që nuk do, të paktën atë nuk e kanë detyruar kurrë.

Muaj më parë, Fjorela u largua nga programi, pasi deklaroi se kishte njohur dikë jashtë.

“Të shumtë janë ata që më pyesin rreth ndodhive të fundit që kanë ndodhur me konkurrentët e “PërPuthen”. Unë nuk di se çfarë të them pasi nuk mund të flas në emër të personave që kanë qenë protagonistë në ngjarjet e fundit, sepse janë ata që marrin vendimet dhe për çdo veprim mbajnë përgjegjësitë e tyre. E vetmja gjë që mund të them nga eksperienca ime në “PërPuthen” është se unë në atë reality-show kam bërë çfarë kam dashur pa qenë nën presioni e askujt, sepse askush nuk mund të më detyrojë mua të bëj një veprim kundër dëshirës sime. Të paktën mund t flas për veten time, që tek unë nuk ka guxuar njeri të më thotë të bëj skenar”, ka shkruar Fjorela.

Kujtojmë se ndryshe nga Fjorela, Andi ka deklaruar se produksioni e ka detyruar të dalë i përputhur me Tean.