Nga Shqipëria / E Hënë 1 Shkurt 2021, 21:09

Saimiri bëhet ‘djalë për shtëpi’ për Merin, dyshja gatuajnë së bashku

Mbrëmjen e sotme në "Love Story" u transmetua takimi i Saimirit dhe Merit. Bukuroshja e mësoi 33-vjeçarin si të gatuajë byrek. 

Pjesë nga biseda mes tyre:

Meri: Dua të bëj diçka tradicionale dhe ti do më ndihmosh mua të bëjmë një byrek në saç.

Saimiri: Mos më bëj të çohem unë se po u çova do lëpish gishtat. Me çfarë do e bësh?

Meri: Dua ta bëj me spinaq, majdanoz, qepë…Tani vjen pjesa më e bukur sepse do vish të më ndihmosh.

Saimiri: Do hapim petët? Bobo! Më të vështirën më le mua! Si të duket kjo? Byreku i parë në jetën time, ia dolëm më në fund!

Meri sot u kënaqa, jo vetëm nga natyra e bukur që më solle këtu, por edhe byrekun që bëre për mua, më ktheve në fëmijërinë time.

Meri: Këtë meritë e kemi të dy sepse gjithë atë punë të madhe, më ndihmove edhe ti.

Gjatë bisedës mes tyre, Saimiri u shpreh se Meri është shumë e vecantë për të dhe që ndihet shumë mirë pranë saj.

Burimi: "tvklan.al"