Mbrëmjen e sotme në "Love Story" u transmetua takimi i Saimirit dhe Merit. Bukuroshja e mësoi 33-vjeçarin si të gatuajë byrek.

Pjesë nga biseda mes tyre:
Meri: Dua të bëj diçka tradicionale dhe ti do më ndihmosh mua të bëjmë një byrek në saç.
Saimiri: Mos më bëj të çohem unë se po u çova do lëpish gishtat. Me çfarë do e bësh?
Meri: Dua ta bëj me spinaq, majdanoz, qepë…Tani vjen pjesa më e bukur sepse do vish të më ndihmosh.
Saimiri: Do hapim petët? Bobo! Më të vështirën më le mua! Si të duket kjo? Byreku i parë në jetën time, ia dolëm më në fund!
Meri sot u kënaqa, jo vetëm nga natyra e bukur që më solle këtu, por edhe byrekun që bëre për mua, më ktheve në fëmijërinë time.
Meri: Këtë meritë e kemi të dy sepse gjithë atë punë të madhe, më ndihmove edhe ti.
Gjatë bisedës mes tyre, Saimiri u shpreh se Meri është shumë e vecantë për të dhe që ndihet shumë mirë pranë saj.

Burimi: "tvklan.al"
