Mbrëmjen e sotme në Tiranë kanë mbërritur 1170 doza të vaksinës së Koronavirusit nga “Pfizer”, 9580 më pak nga sa ishte parashikuar në kontratën e parashikuar mes kompanisë dhe shtetin shqiptar. Rama tha se brenda shkurtit do të vijnë edhe dozat e tjera.
"Sot Pfizer lëvron 1170 doza, zotimi nga kompania është që brenda shkurtit do të vijnë edhe dozat e angazhuara, qoftë 10750 qoftë edhe 31 mijë, të 41 mijë dozat që ishin të parashikuar për fund janarin janë të angazhuara nga Pfizer”, tha kryeministri.
