Pasi fotot e Teas dhe Beartit qarkulluan në rrjet, Andi doli me një deklaratë të fortë. Ai tha se ka qenë i detyruar nga produksioni që të dilte nga programi çift me Tean.

Ish-konkurrenti i "Përputhen", u shpreh se e ka bërë gjithçka për hir të kontratës. "Prandaj dhe shpesh nuk kam ardhur në emision, kam dashur të largohem prej kohësh prej andej, ama nuk jepja dot sqarime sepse ekzistonte meraku i kontratave!", tha ai.

Ditën e sotme, moderatorja Bora Zemani pasqyroi në program kontratën e "Përputhen". Ajo u shpreh se Andi nuk ka kërkuar kurrë të largohet nga emisioni dhe se kontrata ka vetëm kërkesa të thjesht, të cilat janë mëse normale.

"Andi nuk ka kerkuar kurre te largohet nga emisioni. Ne kontrate flitet per respektim orari, disa kerkesa te thjeshta dhe ne rast se ka thyerje penaliteti eshte 5 mije eruo, ne rast se vazhdon. Ka pasur raste kur konkurrentet e kane shkelur kontraten por asnjehere nuk e kemi cuar ne faza te tjera. I kemi mirekuptuar. Kjo eshte kontrata e frikshme, nuk ka asnje pike qe e detyron te beje Andin gjera qe nuk do t'i beje ne program", u shpreh Bora.

Ndërkohë dhe konkurrentët e "Përputhen" janë shprehur se nuk ekziston një kontratë, sipas të cilës ti je i detyruar të bësh gjëra që nuk do.
View this post on Instagram
