Nga Shqipëria / E Hënë 1 Shkurt 2021, 18:06

Skandali në 'Përputhen'/ Fatma Haxhialiu: Jam e revoltuar me Andin

Në puntatën e sotme të "Përputhen" po diskutohet rreth historisë Tea-Andi-Beart. E ftuar si opinioniste është dhe Fatma Haxhialiu.

Ajo tha se nuk e kupton si ka mundur Bearti ta lërë të dashurën e tij të bëjë një lojë të tillë, të dalë me tjetër nga programi. Duke lënë mënjanë Beartin, Fatma u shpreh më e revoltuar me Andin.

"Mua më revolton shumë pjesa e Andin. Nëse ne e kemi besuar këtë histori, është për shkak të Andit. Ai ishte tërë kohës nusja, nusja", tha Fatma.