Nga Shqipëria / E Hënë 1 Shkurt 2021, 17:05

Rritet numri i viktimave/ 13 qytetarë humbin jetën nga Covid-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit 13 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi në Shqipëri. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1393.

Sëmundjes nuk kanë mundur t'i mbijetojnë 9 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 60-80 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 365 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.