Nga Shqipëria / E Hënë 1 Shkurt 2021, 15:03

Me lot në sy, 89-vjeçarja tregon momentin kur e përdhunoi nipi: Më dërrmoi...

E moshuara 89-vjeçare ka rrëfyer për emisionin “Shqipëria Live” momentin kur nipi i saj e ka dhunuar dhe e ka përdhunuar.

Më zhveshi lakuriq, më zhveshi pantallonat. Unë e shtyja, ai më goditi, më vriste. Më dërrmoi. Unë e shtyja, ai më dërmonte me grusht në surrat. Më kapi. Më dërmoi. Më kapte gjoksin dhe unë e shtyja. Nuk kam fuqi unë. Më torturoi shumë. Më qëlloi shumë te koka”, tha 89-vjeçarja duke qarë nga spitali.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 janar në Divjakë. 36-vjeçari Meçani e ka torturuar dhe abuzuar seksualisht me gjyshen. Ishte djali i të moshuarës ai që e gjeti nënën në gjendje të rëndë dhe lajmëroi policinë.