Ripërsëritet historia e përndjekjeve nga fansat. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se prezantuesja shumë e ndjekur Luana Vjollca ka denoncuar një fans që e përndjek në Prokurorinë e Tiranës, duke iu kthyer në burim stresi dhe shqetësimesh.

Mësohet se Luana lëviz me makinë me shofer për shkak të këtyre problemeve.

Kjo nuk është hera e parë që moderatorja përballet me fansat në organet e drejtësisë.

Historitë me përndjekje kanë nisur që në vitin 2012, por historia më e bujshme ka qenë ajo e Besmir Lilës, i cili u përplas fizikisht edhe me partnerin e Luanës, Krenarin.





