Nga Shqipëria / E Hënë 1 Shkurt 2021, 01:01

Arjoni dhe Serena tregojnë si u njohën: Mu prezantua si Mbretëresha e Twerkut, sa e takova...

Arjoni dhe Serena, çifti më i ri i showbizit ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "N'Kosovë show", ku folën më gjatë për lidhjen e tyre, si janë njohur dhe planet për të ardhmen.

Arjoni tregoi se me Serenën është takuar menjëherë pasi doli nga "Përputhen" dhe ajo i ishte prezantuar si "Mbretëresha e Twerkut". Arjoni u shpreh se që në takimin e parë kuptoi që Serena ishte partnerja që kërkonte.

Ndërsa modelja tregoi se e kishte pikasur Arjonin që kur ishte në "Përputhen" dhe i kishte pëlqyer shumë pamja dhe karakteri i tij.

"Tek Serena më pëlqen bukuria, format trupore, zgjuarsia dhe që i ka të buta (i referohet të pasmeve)", tha Arjoni. 

Ish-konkurrenti i "Përputhen" tregoi se ata janë 24 orë bashkë dhe nuk ndahen për asnjë moment.