Një ngjarje e rëndë është raportuar në Divjakë. Një 36-vjeçar, Saimir Meçani, dyshohet se ka dhunuar dhe përdhunuar nënën e njerkut të tij, 89-vjeç.
Djali i 86-vjeçares e ka gjetur nënën e tij të zhveshur dhe ka hedhur akuza se Meçani e ka përdhunuar. Ai ka deklaruar se 36-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe se është një person problematik, i cili disa kohë më parë ka tentuar të kryejë marrëdhënie me një familjar tjetër.
Pjesë nga dëshmia:
U futëm brenda dhe e pyeta mamin , kush të ka rrahur? Ja ky më tha.
Atë e ka djalin e djalit?
Po
Çfarë i kishte bërë nënës?
E kishte c’veshur, kishte bërë punët e veta.
Po ai djali e pranon?
Jo se pranon ai, as të rrahurën se pranon ai.
E mori ai djali tjetër e futi në dhomë. E pyeta nënën të rrafi, të përdhunoi? Po më tha nëna.
Kush e njoftoi policinë?
Unë
Ju dyshoni që e ka bërë?
Po se plaka ishte e zhveshur, trupi është i goditur.
Vuan nipi nga ç’rregullime mendore?
Jo, po ai këtë punë ka, edhe në Greqi këtë punë ka bërë, u dënua atje.
Ai është 35 vjeç Saimir Meçani e ka emrin.
Është djali i gruas, ka baba tjetër. Kishte ardhur nga Greqia.
Policia e Divjakës e ka dërguar të moshuarën në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmën mjekësore. Për këtë është ngritur një grup pune nga mjekësia ligjore ku do të bëjë ekzaminimin e 89 vjeçares për të konstatuar akuzat e familjarëve nëse është kryer marrëdhënie seksuale apo jo.
Burimi: "Top Channel"
