Nga Shqipëria / E Diel 31 Janar 2021, 18:06

‘Po t’i thoja ‘Bravo’ askush s’do e vinte re’, Albi Nako i kërkon falje publikisht Belës

Pak ditë më parë në spektaklin “Just Dance”, mori pjesë një konkurrente 40-vjeçare, Bela, për të cilën Albi Nako u shpreh: "Komplimente, por unë mendoj që të garosh me këta të rinj, pa përjashtuar gjithë energjinë tënde, je në një moshë...më mirë martohu dhe bëj fëmijë."

Komenti i tij nxiti debat të ashpër në rrjet dhe komentuesit iu kthyen kundër. Në puntatën e sotme të “Just Dance”, Albi i ka kërkuar një falje publike Belës.

“Duke medituar thellë brenda vetes time, e ndjeva të nevojshme të kërkoj ndjesë, sepse batuta ime kishte cënuar etikën publike. E vërteta është që nëse do i thoja Belës “Bravo”, askush nuk do ta vinte re dhe kjo gjë do kishte kaluar pa u ndjerë fare. Kjo gjë vërteton që fatkeqësisht, edhe në shoqërinë tonë, ndonjëherë gjërat negative kanë më shumë gravitet. Kjo nuk e përjashton faktin që unë mund të kem thënë diçka të pamatur”, u shpreh ai.

Kujtojmë se i kontaktuar nga “Xing.al”, Albi ka treguar se ai dhe Bela njihen dhe punojnë bashkë. Ai ka theksuar se gjithçka ka qenë e planifikuar, për t’i bërë një promo konkurrentes. (Lexo këtu)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)