Pasi fotot e saj me Beartin morën dhenë, Tea është komentuar shumë në rrjete sociale. Ndjekësit i janë kthyer të gjithë kundër dhe nuk kanë lënë fjalë pa i thënë.

Një tjetër protagonist i kësaj historie është dhe Andi, i cili doli nga programi i përputhur me Tean. Kur e vërteta u zbulua, Andi deklaroi se e kishin detyruar të dilte çift me Tean, por më pas e fshiu deklaratën e tij.

Çfarë po ndodh tani me të? Andi ka fshirë nga profili i tij të gjitha fotot nga “Përputhen”.

Ai vazhdon të postojë për “Giveaway”, ndërsa së shpejti do të jetë i ftuar në “Roped with Olsi”. Ish-konkurrenti ka publikuar një foto krah Olsi Bylykut në Instastory.

Siç duket, pasojat e skandalit Tea-Andi-Beart, po i vuan më shumë Tea. Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme ajo iu ktheu përgjigje disa nga komenteve negative. (Lexo këtu)





