Biznemeni i njohur, Albert Krasniqi u vra pak ditë më parë nga i ati, një ngjarje që tronditi Prishtinën. Gazeta “Sinjali” ka mësuar dëshmitë e familjarëve Krasniqi në lidhje me ngjarjen.
Mësohet se motra e viktimës ka deklaruar se familja ishte në hall me 34-vjeçarin. Ajo ka shtuar se vëllai i saj ka qenë shumë problematik dhe përdorues i lëndëve narkotike.
“Ne jemi lodhur nga ai, sepse është duke na maltretuar krejt familjen, në përgjithësi. Dikush nga ne duhej të bëhej kurban për të na shpëtuar. Dhe qe, e mori babën në qafë”, është shprehur vajza.
Ashtu sikur motra, dhe xhaxhai i viktimës u ka thënë zyrtarëve policorë se Alberti nuk i linte të qetë, se konsumonte drogë dhe se nuk njihte asnjërin si familje të tij.
“Unë kam ikur një javë në Shqipëri prej tij, sepse nuk na ka lënë të qetë që një kohë të gjatë. Ai ka qenë duke përdorur drogë me të madhe, sa që nuk na ka njohur asnjërin si familje të tij”, ka thënë ai.
Kujtojmë se avoktati i Skënder Krasniqit, i ati i viktimës, ka deklaruar se krimi ka ndodhur aksidentalisht.
Burimi: "Sinjali.com"
