Nga Shqipëria / E Diel 31 Janar 2021, 16:04

'Ka mama çun', letra e të birit emocionon Alketa Vejsiun

Alketa është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private. Fotot me fëmijët janë shumë të rralla, megjithatë sot ka ndarë një letër emocionuese të shkruar nga djali i saj, Lioneli. 

Lioneli e përshkruan mami Alketën nga këndvështrimi i tij dhe tregon gjërat që ajo pëlqen më shumë.

“Mami Alketa. Ndihmon, e përkushtuar. I pëlqen të jetë në avion gjatë perëndimit të verdhë dhe të kuq. I pëlqen të hajë tartuf. I pëlqen të shohë fëmijët kur mësojnë. I pëlqen të kërcej kur dëgjon këngë si përshembull ‘Calma’. Thotë që liderët lexojnë dhe dija është fuqi. Është shumë e dashur nga familja e saj veçanërisht nga djali Lionel”, shkruan Lioneli.

“Ai ma shkrin zemrën gjithmonë! Të dua nga hëna dhe përtej. Ka mama çun”, shkruan Alketa krah postimit.