Nga Shqipëria / E Diel 31 Janar 2021, 16:04

Publikimi i fotove të Teas dhe Beartit, reagon për herë të parë autorja e 'Përputhen'

Me publikimin e fotove ku Tea shfaqej duke u puthur me Beartin, është bërë nami në rrjet. Dyshja konfirmuan lidhjen e dashurisë ndërsa Andi deklaroi se gjithçka e ka bërë i frikësuar nga kontrata.

Pas publikimit të këtyre fotove, autorja e "Përputhen", Olsa Muhameti ka reaguar me një mesazh të koduar.

“Një gënjeshtër mund ta fshehë të vërtetën, por nuk mund ta ndryshojë të vërtetën”, shkruan Olsa në postimin e fundit në Instagram.