Ish-Missi, Silvana Bushati është futur në kurth nga Ronaldo Sharka në emisionin "Expuls". Me pretekstin se ka lënë punën në RTV Ora dhe po krijon një media online në bashkëpunim me një sheik arab, Sharka ftoi Silvanën për bashkëpunim.

Ajo nuk pranoi dhe Ronaldo i ofroi diçka tjetër. Gazetari i kërkoi ish miss-it të bëhet eskortë, pasi të dy ata do të mbulohen me para nëse Silvana pranon.

Silvana refuzoi në mënyrë kategorike dhe kur gazetari nuk po e lejonte të largohej, e qëlloi me shuplakë.
Tepër e nxehur, Silvana shpërtheu në ofendime derisa Ronaldo i tregoi se ishte një kamerë e fshehtë.
