Prej dy ditësh rrjetet sociale janë mbushur me fotot e Teas dhe Beartit, foto të cilat zbuluan lidhjen e tyre në një kohë që askush nuk e priste. Vetëm pak ditë më parë Tea doli çift nga "Përputhen" me Andin, gjë që e ndërlikoi më shumë këtë situatë.

Pas publikimit të këtyre fotove, ndaj Teas pati shumë sulme e ofendime në rrjete sociale. Megjithatë ndonëse fansat bënë thirrje për t'i bërë "unfollow", në fakt ka ndodhur e kundërta.

Xing.al vuri re se Tea kishte 528 mijë ndjekës para publikimit të fotove me Beartin dhe sot ka 531 mijë.

Pra jo vetëm që fansat nuk i kanë bërë "unfollow", por Teas i janë shtuar ndjekësit, kjo për shkak të interesimit të madh që kanë patur të gjithë rreth ngjarjes.

Dje Tea reagoi me një postim ku nënkuptonte se kishte lënë prova që historia e saj me Beartin të zbulohej.

"Krimi perfekt nuk ekziston ose ti lë gjurmë që të kapesh", shkruante Tea krah postimit ku fansat menjëherë e sulmuan me komente.

Tea i është përgjigjur disa prej tyre dhe ndër të tjera shprehej se nuk është ide e keqe që të nxjerrë kontratën me "Përputhen".




