Nga Shqipëria / E Diel 31 Janar 2021, 10:10

Del e vërteta, Fifi nuk e paska të dashur ‘Stracciatellan’, por…

Në puntatën finale të spektaklit “Shiko Kush LUAN” u vendos përballë në lojën “Paintball” këngëtarja e emisionit Fifi. Fifi zbuloi shumë mbi jetën e saj private edhe për marrëdhënien e saj me kolegët.

Ndër fotot e vendosura në tabelë ishte edhe “Stracciatella”, i dashuri i shumëpërfolur i këngëtares, shkrim të cilin Filloreta e ka tatuazh në krahun e saj.

“Ke thënë deklarata nga më të ndryshmet në lidhje me “Stracciatella”-n, sa kohë ke qenë në lidhje me të? Na e thuaj sonte njëherë e mirë se na plase!”, ishte kjo pyetja që iu drejtua Fifit dhe përgjigjia e saj habiti të gjithë.

Ajo zbuloi njëherë e mirë për “Shiko Kush LUAN” se “Stracciatellan” nuk e ka te dashur dhe nuk kanë qenë kurrë të lidhur, por Fifi e ka dashur këtë gjë. Kujtojmë se një puntatë më herë në program ajo deklaroi se është “single”.