Pas publikimit të fotove që bënë xhiron e rrjetit, të gjithë kanë pritur me padurim një reagim nga Tea. Kjo e fundit ka reaguar pak më parë me një postim në Instagram ku duket se me atë ç'ka ka shkruar i referohet ngjarjes së fundit.

"Krimi perfekt nuk ekziston ose ti lë gjurmë që të kapesh", shkruan Tea duke lënë të kuptohet se gjatë kësaj kohe mund të ketë lënë shenja që publiku të kuptonte se ajo nuk ishte e dashuruar vërtet me Andin.

Kujtojmë që mbrëmë reagoi edhe Bearti, i cili konfirmoi lidhjen e tyre dhe tha se dashuria që kanë për njëri-tjetrin është më e bukura.

"Tea është e pafajshme", u shpreh Bearti.





