Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Janar 2021, 21:09

Vetëm 34 vjeç, ndërron jetë nga një aksident këngëtarja e njohur

Është ndarë nga jeta pas një aksidenti, në moshën 34-vjeçare këngëtarja, tekstshkruesja dhe producentja, e nominuar për çmim Oscar, Sophie Xeon.

Në një deklaratë nga ekipi i yllit transgjinor thuhet: “Me trishtim të thellë, duhet t’ju informoj se muzikantja dhe producentja Sophie ndërroi jetë mëngjesin e sotëm rreth orës 4 të mëngjesit në Athinë, ku artistja pësoi një aksident të papritur.

Në këtë kohë, respekti dhe privatësia për familjen janë përparësia jonë. Ne gjithashtu do të kërkojmë respekt për fansat e saj dhe për të trajtuar natyrën private të këtij lajmi me ndjeshmëri.”

Artistja skoceze, e njohur ndryshe si Sophie, ka punuar me yje si Madonna dhe Charlie XCX.