Pas skandalit të Teas dhe Andit, një tjetër konkurrent i "Përputhen" ka marrë vëmendjen sot. Bëhet fjalë për Arbër Arucin, i cili është larguar nga programi dhe lajmin e ka dhënë përmes një postimi në “Instastory”.

Arsyeja e largimit është për shkak të disa angazhimeve personale jashtë Shqipërisë.

“Përshëndetje miqtë e mi dua te bej nje njoftim per te gjithe ju qe me keni ndjekur dhe mbështetur deri tani, kam vendosur te mos jem me pjese e emisionit per arsye personale te disa angazhimeve dhe detyrave shume te rëndësishme te lëna pezull jashtë Shqiperise”, shkruan Arbri duke falenderuar produksionin dhe kolegët që e mbështetën në këtë aventurë.

Në postimin e rradhës, Arbri thumbon lidhur me ngjarjen e fundit mes Teas-Beartit e Andit. “Shyqyr që dola single unë, më pa Zoti”, shkruan ai.

